Duke komentuar fushatën e fundit për arrestimin e eprorëve të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Gjykatën Speciale e ka krijuar, Hashim Thaçi me udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka theksuar se para se të formohej kjo gjykatë, Hashim Thaçi kishte thënë se kush nuk e voton Specialen është tradhtarë. “Thaçi bashkë me udhëheqësit e LDK-së e krijuan Gjykatës Speciale. Sot nuk mund ta ndalim atë Gjykatë. Ata që janë korruptuar e shantazhuar nuk mund ta mbrojnë luftën. Po të jetë në Qeveri Vetëvendosje do t’i mbronim luftëtarët e UCK-së”, ka theksuar lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
