Kryeministri, Albin Kurti, mbajti një fjalë rasti në edicionin e dhjetë të “Javës së Gruas”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik

Kurti: Sulmin paramilitar dhe terrorist, ndaj Policisë së Kosovës e kreu Klani i Novi Sadit dhe ministri i Mbrojtjes

Kryeministri, Albin Kurti ka shkruar se sulmin paramilitar dhe terrorist, ndaj Policisë së Kosovës në pjesën veriore të Kosovës e ka bërë “Klani i Novi Sadit” dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq. “Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin. “Grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radoiçiq po qëndron në Rashkë. Atyre MUP-i famëkeq serb iu ka ndarë vetura të tipit Shkoda Oktavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe… NS” ka shkruar kryeministri, Albin Kurti. Ai ka shkruar më tutje se në katër komunat veriore të Kosovës po merr fund “terrori, kriminaliteti dhe kultura e dhunës e paramilitarëve të Delije (tifozët e Cërvena Zvezdës) që shprehet me nofkat e ekstremistëve si: Mami, Llune, Daco, Rusi, Nemac, Gile, Drago, Aco, Comi, Belli, Micko, Prki, Mrki etj.”

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …