Albin Kurti Isa Mustafa

Kurti takon Mustafën, bisedojnë për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë

Rrëzimi i Qeverisë ishte temë diskutimi i takimit të sotëm mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe të parit të LDK-së, Isa Mustafa. Këtë e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi pas përfundimit të këtij takimi. “Sot takova kryetarin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Biseduam për situatën politike dhe iniciativën për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë. Kosova ka nevojë për zhvillim ekonomik e jo për korrupsion institucional. Qytetarët duan qeverisje të re, të mirë e të drejtë dhe jo keqqeverisje që na e rrit borxhin, zhvat buxhetin dhe falimenton ndërmarrjet. U pajtuam që t’i bëjmë përgatitjet e nevojshme për rrëzimin e qeverisë”, ka shkruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha: Gjendja në kampet e Policisë së Kosovës është e tmerrshme

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka reaguar ashpër për gjendjen në …