Kusari: Rastet e shpifjes dhe krimet ndaj gazetarëve do të trajtohen me urgjencë

Juristja e medias Flutura Kusari, la njoftuar për një vendim që e quan historik të marrë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i cili përmes Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2026-2028, do të trajtojë me prioritet paditë SLAP dhe rastet e shpifjeve dhe krimeve ndaj gazetarëve.

Kusari ka shkruar se Kosova është vendi i parë në Europë që rastet e padive Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike (SLAPP) do të trajtohen si raste me prioritet nga ana e gjykatave. Poashtu, me prioritet do të trajtohen edhe rastet e shpifjes dhe të krimeve që përfshijnë gazetarët, punëtorët e mediave dhe aktivistët e shoqërisë civile.

Kjo është vendosur nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës përmes Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2026-2028.

Koalicioni Europian kundër Padive SLAPP CASE, që përbëhet nga 120 anëtarë nga e gjithë Europa, e ka përshëndetur KGJK-në për këtë vendimarrje.

Jashtëzakonisht e gëzuar që paditë SLAPP, rastet e shpifjes dhe krimet ndaj gazetarëve do të trajtohen ashtu siç e meritojnë, me urgjencë.

Kontrolloni gjithashtu

Muhamet Hamiti: Kurti ka udhëhequr Qeverinë më të korruptuar në historinë e Kosovës

Muhamet Hamiti ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke deklaruar se ai ka …