leoni

Kush e largoi tabelën në të cilën ishin të vendosur emrat e dëshmorëve të kombit në Prishtinë?!

Kush e largoi tabelën në të cilën ishin të vendosur emrat e dëshmorëve të kombit në Prishtinë?!

Dëshmorët e kombit janë më meritorët për liri dhe pavarësi të Kosovës. Por jo meritueshëm ata po trajtohen si të tillë nga institucionet e Republikës së Kosovës, themelet e së cilës janë ujitur me gjakun e mijëra dëshmorëve të lirisë, të rënë në etapa dhe rezistenca të ndryshme me pushtuesit gjatë historisë sonë sa të përgjakshme aq edhe të lavdishme kombëtare.
Interesim të pamjaftueshëm po tregojnë edhe institucionet komunale ndaj figurave të dëshmorëve të kombit, siç shihet edhe në foto, kur tabela me shtyllën në të cilën janë të vendosur emrat e rrugëve të qytetit të Prishtinës me emrat e dëshmorëve; Bajram Bahtiri (i rënë në një përleshje të armatosur në vitin 1984 policinë “jugosllave” në Prishtinë) dhe Ilir Konushevci (i rënë gjatë luftës së fundit çlirimtare të Kosovë) janë plandosur përtokë!
Për aq sa respektojmë dëshmorët e lirisë dhe pavarësisë dhe aq sa përkujdesemi për vlerat çlirimtare kombëtare – do të na respektojnë edhe të tjerët. Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! (rkl)

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …