Kryeministri, Albin Kurti, duke folur në Forumin e Bledit në Slloveni the se Kosova është për normalizimin e raporteve me Serbinë

Kushtrim Xhemaili: Qasja e kryeministrit, Albin Kurti në dialog, është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët, tani ndodhet i vetëm

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili, ka thënë se qasja e kryeministrit, Albin Kurti në dialog, “është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët dhe tani ndodhet i vetëm.  Kurti “meqë ka folur sot për zhdukje, duhet të na tregojë se si e zhdukën miellin e mostrat e Deharit, si u zhduken  paratë për energji. Qasja e tij në dialog është qasje e një dështaku që ka humbur aleatët. Sot merret me sulme ndaj arbitrit të BE-së,  i cili ka rolin e ndërmjetësuesit, përderisa ka qenë dhe është përgjegjës për substancën, të cilën nuk e ka ofruar asnjëherë, ka thënë Xhemaili. Populli ynë e ka kuptuar që në qeverisjen e brendshme ka ndjellë korrupsion me Nagipin, Martinin e Ridvanin. Ka punësuar familjarë të funksionarëve të tij, kur ata që e votuan ende kanë mbetur në rrugë. Në planin e jashtëm ka humbur çdo mik kredibil që e ka Kosova”, është shprehur, Kushtrim Xhemaili.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …