Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Bekim Haxhiu: Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëheqje, i mbajmë zgjedhjet e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet e tij

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu. reagoi pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve. Ai shkroi  se  zgjedhjet nuk po i konvenojnë krye-mashtruesit Albin Kurti, pasi është i vetëdijshëm se marrin fund gënjeshtrat, manipulimet, korrupsioni dhe nepotizmi në Qeverisjes së tij. Dihet se kush ka frikë nga zgjedhjet, kush ka frikë nga sovrani dhe verdikti i tij. Këtë e di mirë, Albin Kurti, e di qe gënjeshtrat e tij kanë marr fund. Nëse Albin Kurti ka pak dinjitet jep dorëheqje e shkojmë në zgjedhje e shohim kush po zhduket, opozita apo mashtrimet dhe hajnitë e tij me Martinin Berishën, Nagip Krasniqin, Rozeten, Ridvanin  me rezerva shtetërore. Albini brengoset vetëm për karrigen e tij të cilën po e shfrytëzon për ta mbuluar korrupsioni dhe nepotizmin në Qeverisjen e tij, ka shkruar mes tjerash deputeti, Bekim Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …