Ish-emisari amerikan në administratën e kryetarit Donald Trump për bisedimet Kosovë -Serbi Richard Grenell, në një intervistë për T7 ka komentuar rreth takimit të 14 shtatorit në Bruksel. Ai thotë se të dyja palët janë fajtore që s’pati progres, por thekson se komuniteti ndërkombëtar është unik sa i përket veprimeve të Kurtit në Veri, ata i kanë dënuar ato. Në Departamentin Amerikan të Shtetit, njerëzit që punojnë aty, janë të frustruar me Kryeministrin Kurti, duke paralajmëruar se do të ketë pasoja për të. Grenell thotë se është admirues i Presidentit Thaçi ndërsa thekson se ai ndodhet në Hagë për shkak të urretjes së ish -Kryeprokurorit Jack Smith ndaj ish -Presidentit Trump. Grenell ka folur edhe për Marrëveshjen e Uashingtonit në 3 vjetorin e saj. Thotë se administrata e Biden bëri një gabim rreth ujdisë që u nënshkruan në Shtëpinë e Bardhë.
Kontrolloni gjithashtu
William Walker, kritikon procesin gjyqësor, i cili po zhvillohet kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë
Ambasadori i OSBE-së, gjatë luftës në Kosovë, William Walker, kritikon procesin gjyqësor, i cili po …