leoni

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, po merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, ndodhet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku po kryeson delegacionin shtetëror që merr pjesë në javën e punimeve të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai u shpreh se, Asambleja e Përgjithshme e OKB është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar. “Java e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB po fillon. Ky është një moment i rëndësishëm për bashkëpunimin ndërkombëtar, mbushur me takime bilaterale dhe diskutime me liderë të tjerë botërorë. Së bashku me kryetarët e shteteve e qeverive të 193 vendeve anëtare të OKB-së, Presidenti Begaj do të mbajë fjalën, në cilësi kombëtare, në debatin e Përgjithshëm të AP të Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu, Presidenti Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të AP të OKB. Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në segmentin e dedikuar të dialogut të udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare të vendeve të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …