IDK analizoi dy kontrata të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për furnizim me oksigjen

Instituti Demokratik i Kosovës ka mirëpritur informimin e kryeministrit, Kurti dhe zëvendës-kryeministrit Bislimi, në konferencë

Instituti Demokratik i Kosovës e mirëpret informimin e kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendës-kryeministrit Bislimi në konferencë, gjatë së cilës u shpalosën detaje rreth zhvillimeve në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Informimi i publikut rreth zhvillimeve në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, sipas KDI-së, është thelbësor në garantimin e transparencës dhe llogaridhënies publike, si dhe rritjen e besimit qytetar në këtë proces, Megjithatë, siç thonë nga KDI, kjo nuk e amniston kryeministrin nga përgjegjësia që pas deklarimeve alarmante, të raportojë sa më shpejt para Kuvendit të Kosovës, si institucioni më i lartë mbikëqyrës i politikës së jashtme. Raportimi i kryeministrit para Kuvendit, përveç që është detyrë kushtetuese, është jetik për të mirëmbajtur një standard të qeverisjes demokratike dhe të përgjegjshme. Në këtë drejtim, edhe subjektet politike opozitare duhet të ushtrojnë rolin e tyre parlamentar që të mbajnë llogaridhënës ekzekutivin, duke kërkuar raportime të rregullta të kryeministrit rreth dialogut me Serbinë”, thuhet në reagimin e KDI-së. Paraqitja e ekzekutivit në konferenca për media pas takimeve në kuadër të dialogut konsiderohet pozitive. Por nuk mund të jetë zëvendësim për obligimet kushtetuese ndaj institucionit të Kuvendit, në përputhje me parimet demokratike të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …