Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2021

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2021.

Kuvendi për rendë të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Draft plani lokal i veprimit në mjedis 2021-2026.

  3. Raporti financiar për periudhën Janar – Qershor 2021.

  4. Raporti i auditorit të brendshëm për Komunën e Hanit të Elezit për vitin 2020.

  5. Plani i Veprimit të Komunës së Hanit të Elezit për adresimin e rekomandimeve të raportit të auditimit të brendshëm – 2020.

  6. Themelimi i grupit punues për hartimin e planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022.

  7. Informatë për raportin e përmbushjes së planit të integritetit të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2020.

  8. Informatë për aktivitetet e këshillit komunal për siguri në bashkësi për gjashtë mujorin e parë të vitit 2021.

  9. Raporti financiar për periudhën Janar – Qershor 2021 i N.P.L “Pastrimi” sh.a.

  10. Të ndryshme.

Me punën e Kuvendit të Komunës udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava, ndërsa nga ekzekutivi ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma, Nënkryetari Mallzum Qajani si dhe drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Ferizajt u publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024

U publikua raporti për vlerësimin e nevojave të rinisë për vitin 2024, në komunën e …