Mbahet takimi përmbyllës për projektin “Veprime të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të ujërave të zeza”

Në hapësirat e Komunës së Hanit të Elezit është mbajtur takimi përmbyllës “Veprime të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit përmes përmirësimit të ujërave të ndotura dhe sistemit të ujërave të zeza” si pjesë e Programit IPA II CBC Kosovë – Maqedonia e Veriut. Hapjen e takimi e bëri z.Muzafer Dernjani koordinatorë i projektit për komunën e Hanit të Elezit i cili në pika të shkurta prezantoi aktivitetet dhe sfidat në realizimin e këtij projekti. Ndërsa Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma tha se projekti i fituar në kuadër të Programi IPA II CBC Kosovë – Maqedonia e Veriut, për komunën e Hanit të Elezit përveç përfitimit në projekte konkrete ka qenë edhe një përvojë e suksesshme për të vazhduar me përpjekje të vazhdueshme që edhe në të ardhmen të konkurrojmë për këto fonde. Nga ky program Komuna e Hanit të Elezit ka rregulluar prrockën në fshatin Seqishtë si dhe hartimin e Planit Lokal të Veprimit në Mjedis tha kryetari Suma.

Ardian Marku, menaxher i projektit nga komuna Gazi Baba, Shkup, elaboroi në detaje aktivitetet dhe ecurit e bashkëpunimit të Komunës së Hanit të Elezit dhe komunës Gazi Baba, zyrtarëve përkatës të komunave si dhe grupeve punuese të angazhuar që ky projekt të përfundoj me sukses.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …