Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e tetë të rregullt për vitin 2020

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e tetë të rregullt për vitin 2020.

Kuvendi për rendë të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Shqyrtimi i gjendjes rreth koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit.

  3. Miratimi i raportit të shpenzimeve buxhetore për periudhën Janar – Shtator 2020.

  4. Miratimi i propozim vendimit për caktimin e normave tatimore për tatim në pronën e paluajtshme të komunës së Hanit të Elezit për vitin 2021.

  5. Miratimi i plotësim ndryshimit të rregullores për taksa komunale.

  6. Shqyrtimi i raportit periodik lidhur me progresin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit.

  7. Shqyrtimi i raportit mbi suksesin e arritur në fund të vitit shkollor 2019/2020.

  8. Miratimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për NPL “Pastrimi” sh.a.

  9. Miratimi i planit të biznesit të N.P.L “Pastrimi” sh.a për vitin 2021.

  10. Shqyrtimi i informatës mbi raportin financiar për nëntë mujorin e N.P.L “Pastrimi” sh.a.

  11. Të ndryshme.

Me punën e Kuvendit udhëhoqi kryesuesi i kuvendit Qamush Brava,ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive.

Kontrolloni gjithashtu

Prezantohet analiza ekzistuese dhe vizionet strategjike të Komunës së Ferizajt në kuadër të Planit Zhvillimor Komunal

Në kuadër të procesit të hartimit të Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) të Ferizajt, sot është …