leoni

Kuvendi i Komunës së Malishevës mbajti mbledhjet e fundit për këtë vit dhe mori disa vendime me rëndësi

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt dhe të fundit për këtë vit kalendarik, ndërsa në këtë mbledhje janë marrë disa vendime me rëndësi. Në këtë mbledhje e cila është drejtuar nga kryesuesi i saj, Argjend Thaçi, para shqyrtimit të rendit të ditës, anëtarët e asamblesë kanë bërë pyetje për çështje të ndryshme, në të cilat janë përgjigjur nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi dhe drejtorët e drejtorive. Më pas, Kuvendi i Komunës së Malishevës, pas shqyrtimeve, i ka miratuar listën e pronave të paluajtshme të komunës, si dhe e ka shpallur një zonë me interes të përgjithshëm publik, e që ka të bëjë me hapjen e një rruge që lidhë vendbanimet Lladroc me Fshat të Ri. Gjithashtu në këtë mbledhje, KK i Malishevë ka miratuar kërkesën e Drejtorisë për Bujqësi, për caktimin e varrezave për kafshët, të cilat duhet të asgjësohen në rastet specifike, si dhe ka shfuqizuar vendimin për miratimin e planit të integritetit, pasi me ndryshimet e reja legjislative, ky plan, miratohet nga kryetari i komunës. Po ashtu, në mbledhjen e sotme, KK i Malishevës, i ka miratuar edhe dy kërkesa të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …