Kuvendi i Kosovës e vazhdon edhe sot seancën e debatit parlamentar lidhur me menaxhimin e pandemisë

Kuvendi i Kosovës ka me shumë se 120 projektligje të cilat presin miratimin e deputetëve

Kuvendi i Kosovës do të provojë që këtë javë t’u kthehet punimeve të rregullta me agjendë të stërngarkuar. Njëzet e pesë pika të rendit të ditës do të jenë në vazhdimin e seancës plenare të mbetur në gjysmë para tri jave. Po të hënën Kryesia do të vendosë për një tjetër seancë me 44 pika të rendit të ditës. Në mesin e tyre janë edhe projektligjet që kanë të bëjnë me shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, pika e vetme që ka bërë bashkë partitë në pushtet dhe opozitën. Janë mbushur tri javë qëkur kryeparlamentari Kadri Veseli ka ndërprerë punimet e Kuvendit, për shkak të mungesës së kuorumit. Për pasojë, një sërë ligjesh presin vetëm votën e deputetëve. Nga 170 projektligje të parapara, janë miratuar vetëm 46 prej tyre. Në procedurë janë 71, ndërsa në pritje janë 53 projektligje të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …