Nebih Rexhepi

Nebih Rexhepi: Mësuesi im Zeqir Gërvalla

Qenka vështirë të shkruhet, për mësuesin, ishte Zeqir Gërvalla. E vështirë sepse ai ka qenë mësues  i veçantë. Qenkan të vështira fjalët të shkruhen për të sepse koordinimi i zemrës dhe shpirtit që kam për TË , druaj se mos nuk po e kanë peshën çfarë duhet të jenë. Por si do që të jetë po i nxjerr disa fjalë të thella nga Zemra  ime, me modestin dhe dëshirën e flaktë, ashtu siq e kishte edhe ai.

Fshati Lupç i Poshtëm ka një histori të veçantë, sepse ka dhënë shumë figura të ndritura për Kombin Shqiptar. Pa mëdyshje figura më markante e Shqiptare e të gjitha kohërave në Kosovë dhe më gjërë Nderi i Kombit Adem Demaçi e ka origjinën nga ky fshat, pastaj Ylfete Humolli, por Mësuesi im Zeqir Gërvalla është i pa paharrueshëm për jetën time.

Zeqir Gërvalla mësuesi im, qëllimisht nuk po e shkruaj fjalën “ish” sepse ashtu po më duket disi i largët. E ai  lëre që nuk është larg nga mendja ime, por e kam futur thellë në kokën time, dhe Ti o mësuesi im i dashur s ke për të më dalë kurrë nga kjo kokë e ime.

Kur shkoja në klasën e dytë në shkollën fillore në Lupç të Poshtëm, e kisha një kënaqësi shumë të madhe sepse aty na priste një mësues i zellshëm Zeqir Gërvalla. Për të shkuar te ajo shkollë për mua s ishte as pak e lehtë, por kur dihej se çfarë mësuesi të dashur kisha, ajo rrugë gjithnjë  e më shumë mu lehtësonte. Për të shkuar në atë shkollë të dashur, më duhej ta kaloja urën mbi lumin LLap. Ajo urë ishte nga druri, por kur lumi LLap vërshonte kalimi mbi të bëhej i rrezikshëm. Por këtë rrezik as që e shihja sepse më dukej larë të shkoja e ta shoh Mësuesin tim të Dashur Zeqir Gërvalla.

Çdo herë atë rrugë e merrja me gëzim të veçantë, sepse ai na priste me buzëqeshje dhe krenari. Por kjo buzëqeshje dhe krenari nuk na zgjati shumë, sepse mësuesi im Zeqir Gërvalla kishte qenë halë në sy për armikun serb.

Në Ditën e fundit që e kishim me mësuesin tim Zeqir Gërvalla ishte aq i vështirë sa që unë kurrë për jetë nuk kam për ta harruar. Kur hyri në klasë, kurrë nuk e kisha parë ashtu të mërzitur, dhe na u drejtua me fjalët sot është dita e fundit, foli edhe diqka por mua më erdhi aq rëndë,  me fjalë nuk di si ta përshkruaj.

Gjatë  orës së fundit na angazhoi të gjithë nxënësve ta vizatojmë një Zog duke fluturuar. Dhe në fund të gjithëve na i përkëdheli faqet. Edhe sot e kam të freskët atë përkëdhelje. Dhe kur doli nga klasa mu duk se na la si jetimë. Rast rrëqethës.

Largimi i tij nga Lupçi i Poshtëm ishte një rast mjaft i rëndë, por kisha fatin se ai ishte i lidhur me disa anëtar të familjes sime, dhe kur vinin te lumi Llap, un e përcillja nga larg, sepse nuk kisha guxim që t’i afrohesha afër, sepse mua në atë kohë mu kishte ngulitur në kokë ajo ora e fundit tejet e vështirë.  Për të fjalët janë pak, sepse veprimtaria e tij është e pafund.

Këto fjalë që po më burojnë thellë nga Zemra sinqerisht e lus Agim Vuniqin që nëse  ka mundësi, dhe nëse e ka afër t’ia përcjelli një Përshëndetje të ngrohtë nga unë  ish-nxënësi i tij, Nebih Rexhepi. Dhe krejt në fund. Mësuesi im i Dashur Zeqir Gërvalla të dëshiroj jetë të gjatë dhe të lumtur, me falënderimet më të sinqerta nga ish-nxënësi i juaj. Jam krenar që e kam pasur mësues, Zeqir Gërvallën.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Fahredin Hoti: TË MOS HARROJMË KURRË!

(25 vite nga tragjedia dhe gjenocidi serb në Krushë të Madhe)    Në përkujtim dhe …