Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, për gjenocidin në Srebrenicë, e miratuar në seancën e sotme plenare  

Kuvendi i Kosovës në mungesë korumi dështon t’i ratifikojë pesë marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i ratifikojë pesë marrëveshje ndërkombëtare, nga të cilat vendi mund të përfitonte miliona euro. Debati i sotëm është karakterizuar me polemika të ashpra mes pozitës dhe opozitës. PDK dhe Vetëvendosje refuzuan votimin e këtyre marrëveshjeve, duke drejtuar kështu gishtin kah qeveria Hoti, të cilën ata e quajnë qeveri e mashtrimit. Në fund të debatit, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, kërkoi edhe nga opozita që këto marrëveshje të miratohen, mirëpo që kjo nuk ndodhi. Në momentin e votimit, vetëm 58 deputetë votuan pro, gjë që do të thotë se nuk ka kuorum për vazhdimin tutje. Me këtë rast, seanca ka shkuar në një orë pauzë.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Ngucati: Rreth 6 mijë protestues pritet të mblidhen në Strasburg në protestën e OVL-UÇK-së më 16 nëntor

Rreth gjashtë mijë protestues nga të gjitha trevat shqiptare pritet të marrin pjesë në protestën …