Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Nihilizmi i Rron Gjinovcit apo absurditeti i një adoleshenti, si gjeli mburravec maje plehut!

Dyshimi, thonë, ka qëllim mbulimin e pamjeve të bukura nga arsye politike (mendësia politike populliste e revolucionare), sepse duhet mohuar të gjitha për t’i fituar të gjitha pastaj!

 

Të thuash se në Kosovë në këto 21 vite nuk është bërë asgjë e mirë, do të thotë të mohosh së pari masat e sanuara nga lufta (të mundshmet)!

Të mohosh me mijëra kilometra rrugë të asfaltuara ku është i lidhur thuajse secili fshat me qytetin, me infrastrukturë mbi e nëntokësore!

Të mohosh riparimin e ndërtimin modern të mijëra objekteve shkollore në vend!

Të kesh një sistem të qëndrueshëm financiar!

Të kesh trefishim të pagave në arsim, polici e gjetiu!

Të mohosh ndërtimin e qindra kilometrave autostradë, me të cilat krenohet secili qytetar i këtij vendi!

Të mohosh se u ndërtuan me qindra çerdhe, palestra sportive dhe u riparua stadiumi ku kombëtarja jonë zhvillon ndeshjet dhe na bënë krenar të gjithëve!

Të mohosh ndërtimin e qindra urave mbi lumenjt tanë!

Të mohosh sistemin stimulues të mbështetur nga shteti për sportistët kulmorë në skenën kombëtare e ndërkombëtare!

Të ngresh nga asgjëja sistem unik doganor, sistem unik të policisë e të drejtësisë në vend!

Të kesh kapacitete për lakmi të Ushtrisë sonë!

Të mohosh zhvillimin apo ndryshimet e bëra në secilën komunë të vendit!

Të mohosh rezultatet dhe investimet në bujqësi, falë subvencioneve nga shteti dhe donatorët!

Të mohosh subvencionet në riparime dhe restaurime të qindra objekteve të trashëgimisë kulturore!

Të mohosh mbështetjen me fonde nga shtete të ndryshme, projektet inovative dhe sipërmarrësve të rinj!

Të mohosh mbështetjen me fonde nga shteti, projekte të shumta të OJQ ve!

Shumë e shumë të tjera si këto, siç është ndërtimi i fabrikave të përpunimit të ujit të pijes etj!

Në vendin tonë vërtetë mund të ketë të këqija përgjatë viteve, por të mohosh të mirat, është e keqja më e madhe.

Dyshimi, thonë, ka qëllim mbulimin e pamjeve të bukura nga arsye politike (mendësia politike populliste e revolucionare), sepse duhet mohuar të gjitha për t’i fituar të gjitha pastaj!

NUK MENDOJ SI ANTON QUNI

Shërbimi ushtarak ka qenë pjesë e programit qeverisës mes LDK dhe LVV.
Edhe në qeverisjen e tanishme ka një pajtim për këtë ide. Janë pajtuar që të ketë një shërbim ushtarak obligativ tremujor.

Ministri i Mbrojtjes Anton Quni dëshiron ta shtyjë këtë projekt, unë mendoj ndryshe.
Konsideroj se projekti ka kosto të madhe financiare, ndërsa nuk vendos baraspeshë me ushtritë e shteteve të rajonit të pajisura me armatim e teknologji super moderne e ushtri profesionale.
Konsideroj se ushtrisë sonë aktualisht i duhen karshi profesionalizmit të ngritur edhe pajisja me armatimin modern (raketa, dronë luftarak, etj.).

Duhet forcuar edhe me teknologji tjetër ushtarake …! Në vend të shpenzimeve të rekrutimit obligativ ushtarak, mendoj se më mirë do ishte për kohën që ato mjete ti shpenzojmë në blerje të armatimit modern nga aleatët për tu bërë ushtri me plot kuptimin e fjalës dhe e respektuar edhe nga ushtritë e shteteve fqinje.

Koha e ushtrive masive e të pajisura me automatik po përfundon, është kohë teknologjie dhe e profesionalizmit në përdorim të saj.

Kur të arihet ky objektiv mund të diskutojmë për idenë e shërbimit ushtarak obligativ.
Sot, për mua tendenca për ta realizuar këtë projekt është po si guximi me hy në garë me veturën Golf 1 kundër Golf 7?

ANEKDOTË ME POROSI PËR HAKI ABAZIN

 

Një djalë i lazdruar kishte dalë në rrugë për të luajtur dhe posa e sheh një të moshuar, e gjuan dhe e godet me gurë në kurriz. Plaku u kthye e thirri fëmijën dhe i dha ca para.

Një ditë tjetër prapë djali i lazdruar del në rrugë, takon një të moshuar tjetër dhe sikur të parin e godet me gurë, duke menduar se ai do t’i japë para! Plaku u kthye, e zuri dhe e rrahu mirë me kërryle! Djali si u largua pak i tha:” Aiii xhaxha, a nuk jep edhe ti para si ai plaku tjetër?” “Jo”, ia priti plaku, “Ata që më godasin unë vetëm i godas!”

Haki trimi, ju deri më tani jeni takuar vetëm me plakun e parë!

Haki trimi, politika e gagaçëve, e gojëbaltosëve është rrugë njëkahore dhe nuk shërben për të shkuar drejt cakut. Mbyllet shpejt!

O Haki trimi, ju pata porositur:

Politikës në Kosovë nuk i duhet politikë që në fillim ngre hundën drejt qiellit dhe rrëzohet mbi hundë kur u dalin pengesat!

Kur dalldiset politikani e adoleshenti si Haki Abazi?

Kur është i dehur me të arriturat personale e të cilat e di se nuk i meriton.

Deklaratave apo postimeve të tyre u shkon barcoleta:

-Çka hanë dhelprat?

-Gjithçka që gjejnë!

-E kur nuk gjejnë asgjë?

-Atëherë hanë diçka tjetër!!

Kështu thotë barcoleta, por që lidhet me ca adoleshentë nga politika që me deklaratat e tyre janë bërë si dhelpra në barcoletë!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …