Kuvendi Kombëtar i PD-së: Personat e shpallur ‘non grata’ nga qeveria amerikane nuk të kenë asnjë funksion drejtues në PD

Kuvendi Kombëtar i PD-së: Personat e shpallur ‘non grata’ nga qeveria amerikane nuk të kenë asnjë funksion drejtues në PD

Kuvendi Kombëtar i PD-së në Shqipëri,  ka miratuar propozimin e Kryesisë që personat e shpallur ‘non grata’ nga qeveria e SHBA nuk duhet të kenë asnjë funksion drejtues në PD! “Me propozim të Kryesisë, në mbledhjen e djeshme, pas një debati të gjerë brenda kryesisë, i propozohet Kuvendit Kombëtar që në funksion të të ardhmes të PD e Shqipërisë, vendos shpallja ‘non ngrata’ nga SHBA është e papajtueshme me çdo funksion drejtues në PD”, tha kryetari i Komisionit për drejtimin e punimeve të Kuvendit të PD-së. Kuvendi ka gjithsej 7600 delegatë, ndërsa  ëë Kuvendin Kombëtar të PD-së morën pjesë 5004 delegatë, nga 7600 sa janë gjithsej. Ky propozim i Kryesisë u miratua sot në mënyrë unanime nga delegatët e kësaj partie. Më tej, Jemin Gjana tha se vendimi për të përjashtuar nga funksionet drejtuese në PD të personave non grata, merret pasi e ardhmja e vendit ndodhet “në udhëkryq dhe e ardhmja e PD e kërcënuar nga jehona të së shkuarës”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgim Lushtaku

Mërgim Lushtaku: Nuk është hera e parë që qeveria tenton të kontrollojë mediat dhe gazetarët

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili është anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet …