Kuvendi Komunal i Rahovecit shkarkoi kryesuesin Defrim Kafexhiu

Kuvendi Komunal i Rahovecit, në një seancë të jashtëzakonshme, të cilën e ka udhëhequr Kryesuesi z. Defrim Kafexhiu, nga 27 kuvendarë të pranishëm, me 16 vota “për”, 10 “kundër” dhe 1 votë “abstenim” e ka shkarkuar kryesuesin e deritanishëm z. Defrim Kafexhiu. Në rendi dite ishte vetëm një pikë: Votëbesimi i Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Prej fillimit deri në fund, seanca u karakterizua e qetë dhe pa ndonjë tentativë që mund ta pengojë procesin e votimit dhe fjalës së kuvendarëve. Kërkesën për shkarkimin e kryesuesit, në emër të 16 kuvendarëve, të cilët e kanë inicuar këtë mbledhje të jashtëzakonshme, e ka arsyetuar Hasan Përboqi (AAK, shef i grupit).

May be an image of 7 people and text

Kontrolloni gjithashtu

DITA 2 e Hardh Festit në Rahovec u përshkrua me aktivitetet ditore tradicionale dhe koncertin e madh

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka shkruar në profilin e tij në …