leoni

Komuna e Rahovecit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionit “Liga e Krijuesve Kosovarë”

Drejtori i Arsimit në komunën e Rahovecit, Avni Morina, së bashku me drejtoreshën menaxhuese të Fondacionit “Liga e Krijuesve Kosovarë” – “Kosova Makers League”, znj. Flatra Thaçi, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe Fondacionit “Liga e Krijuesve Kosovarë”. Përmes kësaj marrëveshjeje, palët kanë si qëllim kryesor digjitalizimin e shkollave fillore të komunës së Rahovecit përmes përfshirjes së të gjitha shkollave të komunës në garën më të madhe të robotikës në vend “Kosova Makers League Open”. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është promovimi i robotikës dhe kodimit përmes garave të robotikës dhe aktiviteteve të tjera edukative, ku përmes tyre, nxënësit dhe mësimdhënësit do të përgatiten me shkathtësitë e shekullit 21. Përmes kësaj marrëveshjeje komuna e Rahovecit financon në blerjen e 100 robotëve edukativë për 25 shkolla fillore, ku secila shkollë do të pranojë nga 4 robotë të tillë. Për këtë qëllim, komuna e Rahovecit kontribuon me vlerë financiare prej 4400 €. Fondacioni Liga e Krijuesve Kosovarë – Kosova Makers League (KML) do të hapë thirrjen për regjistrimin e 25 shkollave të komunës në Garën e Robotikës “Kosova Makers League Open 2023/2024”, duke filluar nga muaji shtator. Ky fondacion do të shpërndajë 100 robotë edukativë, trajnimin për mentorë për 25 mësimdhënës (një nga secila shkollë), do të angazhojë ekipe në realizimin e raundeve/sfidave të Garës së Robotikës dhe organizimin e shumë aktiviteteve në fushat STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë). Marrëveshja është e vlefshme për një periudhë 1 vjeçare, me mundësi të ripërtëritjes.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …