Kuvendi Komunal i Vitisë po përgatit draft planin e Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2020

Me qëllim të hartimit të Planit të Punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2020 në Viti nën mbështetjen e Misionit të OSBE-së Zyra në Gjilan është mbajtur një takim me anëtarët e grupit punës dhe anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financave. Ndonëse në këtë takim janë thirrur edhe përfaqësues të opozitës të cilët janë të përfaqësuar në trupat e Kuvendit Komunal të Vitisë ata nuk kanë marrë pjesë në këtë takim. Me këtë rast Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira shprehi keqardhje për faktin që përfaqësuesit e opozitës nuk morën pjesë në hartimin e planit të punës së Kuvendit Komunal për vitin në vijim. Ai ju bëri thirrje përfaqësuesve të opozitës në Viti, që të marrin pjesë në takimet e tilla në mbledhjet e Kuvendit Komunal dhe trupave të saj dhe në veçanti në Komitetin për Politikë dhe Financa që do të mbahet të martën. “ Shprehi keqardhje për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të opozitës në këtë takim. Ju bëjë thirrje publike që ata që jenë pjesë e punës së Kuvendit dhe trupave të saj në interes të qytetarëve vitias”, u shpreh Kryesuesi Pira. Ndërkaq Fatlum Demiri, Sekretar i Kuvendit Komunal prezantoj draft planin e punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2020 duke marrë edhe sugjerimet e pjesëmarrësve në këtë takim.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …