KV “Ferizaj” i ndanë mirënjohje Kryetarit Aliu për mbështetjen dhënë klubit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani pritën në takim drejtuesit e Klubit të Volejbollit “Ferizaj”, klub ky që ka shënuar suksese të shumta në gara të ndryshme. Duke qenë i suksesshëm ky klub, drejtuesit e tij, suksesin mendojnë ta ndajnë edhe me mbështetësit e tyre kryesor e në këtë rast me të parin e Ferizajt, Agim Aliu, qeverisja e të cilit ka mbështetur me të gjitha kapacitetet klubet e ndryshme sportive, mbështetje që nuk do të mungoj as në të ardhmen, siç u shpreh Kryetari Aliu. Me mirënjohje në këtë takim drejtuesit e Klubit të Volejbollit “Ferizaj” nderuan Kryetarin e Komunës, Agim Aliu dhe drejtoren e DKRS-së, Xhemile Murati Shabani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …