Në Ferizaj nisi shpërndarja e 400 pakove ushqimore e higjienike për familjet në nevojë

Mbështetja nga Komuna e Ferizajt me pako ushqimore dhe higjienike ka qenë e vazhdueshme për familjet ferizajase në nevojë, porse një solidaritet të jashtëzakonshëm kanë shprehur edhe donatorë të shumtë. Së fundi është organizata “Qatar Charity” që ka sjellë një donacion prej 400 pakosh ushqimore e higjienike e të cilat bashkë me Komunën, nga sot ka nisur shpërndarjen e tyre. Falënderues për këtë donacion në emër të Komunës së Ferizajt u shpreh drejtorja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Abetare Kurti Maliqi e cila tha se donatorë të shumë kanë ndihmuar vazhdueshëm nismën e Komunës për t’i dal në ndihmë familjet në nevojë në Ferizaj. Shpërndarja e pakove ushqimore dhe higjienike po bëhet nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale dhe të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …