Lagjeve “Bekteshi dhe “Shabani” në Llaushë iu është mundësuar furnizim me ujë të pijes

Pas kërkesave të banorëve të lagjeve “Bekteshi dhe “Shabani” në Llaushë, për zgjidhje të problemit me ujë të pijshëm, Komuna e Skenderajt nëpërmjet shërbimeve të saj, ka kryer intervenim të nevojshëm, me ç’rast këtyre dy lagjeve që numërojnë 19 shtëpi me rreth 100 banorë, iu është mundësuar furnizim me ujë.

Kryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura dhe drejtori për Shërbime Publike, Alban Shala, kanë vizituar lagjet në fjalë, ku janë takuar me banorët, të cilët e kanë falënderuar kryetarin Nura dhe drejtorin Shala, për zgjidhjen e problemit.

Kryetari Nura ka thënë se, si përgjigje ndaj kërkesave të banorëve në këto lagje, është finalizuar puna rreth intervenimit për kyçje në gypin furnizues të fshatit, me ujë të pijshëm.

Deri më sot, familjet e lagjeve “Bekteshi” dhe “Shabani”, për shkak të nivelit të lartë, nuk kanë mundur të furnizohen me ujë nga rrjeti sekondar, me ç’rast ka qenë e nevojshme ndërhyrja në rrjetin primar për zgjidhje të problemit.

Gjatë kohës që nuk kanë pasur ujë, banorët kanë qenë të detyruar të bëjnë furnizime nga qyteti apo fshatrat përreth, me cisterna dhe forma të tjera, për të siguruar elementin kryesor të jetës – ujin.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …