Kryetari Latifi ka pritur në takim përfaqësuesin e GIZ-it dhe përfaqësues nga MMPHI-së

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me bashkëpunëtor ka pritur në takim në zyrën e tij përfaqësuesin e GIZ-it gjerman me bashkëpunëtorë, Stefan Mager si dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me menaxhimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit, në zyre prita përfaqësuesin e GIZ-it gjerman me bashkëpunëtorë, z. Stefan Mager si dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Kryetari Latifi e ka falënderuar z. Mager për bashkëpunimin e demonstruar deri tani nga ana e GIZ-it dhe shpreha gatishmërinë për bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen, ndërsa nga përfaqësuesit e ministrisë u informova nga afër rreth Strategjisë së Menaxhimit të Mbeturinave (demolim/ndërtim) në nivel vendi. “Përgjatë takimit, mysafiret i njoftova lidhur me krijimin dhe legalizimin e deponisë për mbeturinat inerte, me qëllim të menaxhimit të mbetjeve të ngurta dhe materialeve të demoluara, duke theksuar nivelin e lartë të përkushtimit si dhe përpjekjet e vazhdueshme për mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu, i njoftova edhe me mbledhjen efikase të mbeturinave të amvisërisë në Rahovec, të cilat grumbullohen në deponinë e Landovicës. Nga përfaqësuesi i GIZ-it dhe ata të ministrisë, nga pjesa e mbetur e grantit të fituar, kërkova mbështetje në furnizimin me pajisje të sofistikuara për pastrimin e rrugëve, siç janë: auto-fshesat moderne, të cilat do ta mundësonin rritjen e kualitetit të shërbimeve komunale. Komuna e Rahovecit ka dëshmuar performcë të mirë dhe çdo vit është fituese e granteve. Përpjekjet tona do të jenë edhe më të vendosura e të pandalshme për ta mbajtur sa më të pastër të gjithë territorin e saj, prandaj bashkëpunimi me institucionet qeveritare apo joqeveritare që angazhohen për këtë qëllim, do të jetë i përhershëm dhe i mirëpritur”, ka thënë kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …