Aleksandar Vuçiq

A. Vuçiq: Do ta dënoja Rusinë për ndërhyrje, nëse Ukraina do të dënonte sulmet e NATO-s kundër Serbisë të vitit 1999

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainë nga Rusia, atëherë kur kryetari  ukrainas, Volodimyr Zelenskij të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999. Serbia gjithmonë ka mbështetur integritetin e Ukrainës dhe nuk ka pasur ndryshime, tha Vuçiq. Ai iu kundërpërgjigj deklaratës së ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandroviç, i cili tha se populli ukrainas pret që Serbia të dënojë lëvizjen e Rusisë për të njohur Donjeckun dhe Luhanskun si entitete të pavarura.

Bombardimet e NATO-s ndaj caqeve serbe kishin filluar pas dështimit të negociatave për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të mbajtura në Rambuje dhe Paris në shkurt dhe mars 1999.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …