Lahi Brahimaj: Armiku i vetëm i yni është armiku i Kosovës, ai që punon kundër shtetit dhe interesave të tij

Lahi Brahimaj ka reaguar kundër fyerjes që i kanë bërë disa komandantëve të UÇK-së, Frashër Krasniqi dhe Dardan Molliqaj

Eprori i lartë i UÇK-së, deputeti i AAK-së,  Lahi Brahimaj, ka reaguar pas deklaratave të deputetëve të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi e Daradan Molliqaj, për ish-komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pjesë e së cilës ishte edhe vetë, nuk mund ta njollosë askush. “Populli ynë në rrugëtimin e tij ka njohur e ka tejkaluar aq shumë ndyrësira, sa që këta të fundit s’do t’i llogarisë që kanë ekzistuar”, ka shkruar Brahimaj.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …