Miroslav Lajcak

Lajçak: Kam diskutuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, që është hap është vendimtar për në BE

Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për aktivitetet e tij tha se e mbylla këtë javë në Sllovaki, ku fola në forumin vjetor GLOBSEC. Shato Bela,  për dinamikën aktuale në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor dhe momentin e ri për zgjerim. Në fillim të kësaj jave, udhëtova për në Bukuresht, ku mora pjesë në një takim të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, i fokusuar në të ardhmen e zgjerimit në BE. Në bisedime u diskutua edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është vendimtar për rrugët evropiane të të dyjave. Në margjinat e ngjarjes, pata një shkëmbim të dobishëm për gjendjen aktuale në Dialog, si dhe dinamikën rajonale me Ministren e Jashtme të Rumanisë Luminita Odobescu. Unë jam shumë mirënjohës për mbështetjen e Rumanisë për punën time dhe angazhimin e saj aktiv në Ballkanin Perëndimor, ka shkruar mes tjerash, Llajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …