Data 4 dhjetor e vitit 1912 shënon ditën e themelimit të Qeverisë së parë shqiptare, që nga koha e Skënderbeut e vitit 1443

111 vjet më parë, më  4 dhjetor  të vitit 1912 ishte themeluar  Qeveria e parë shqiptare, që nga koha e Skënderbeut e vitit 1443. Atë  ditë Kuvendi i Vlorës zgjodhi Qeverinë me kryeministër Ismail Qemalin, i cili në atë kohë kishte edhe funksionin e Ministrit të Jashtëm. Kjo qeveri e re kishte në përbërje të saj 10 ministra, politikanë, aktivistë, njerëz të shquar të lëvizjes politike e patriotike, publicistikës e jetës fetare në Shqipëri: Zëvendës-kryeministër u zgjodh Dom Nikollë Kaçorri, një personalitet i spikatur i kishës katolike, sekretar i Argjipeshkëvisë së Durrësit; Ministri i Brendshëm, Myfit Libohova, politikan i shquar shqiptar; Ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi, një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike; Ministri i Drejtësisë, Petro Poga, botues i gazetës “Drita” të Stambollit; Ministri i Bujqësisë Pandeli Cale; Ministri i Financave Abdi Toptani; Ministri i Luftës, Mehmet Pash Dërralla, njër ndër luftëtarët më të shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878; Ministri i Punëve Botore, Mit’hat Frashëri një tjetër figurë e spikatur në politikën shqiptare në gjysmën e parë të shekullit 2o-të dhe Ministri i Postë Telegrafit, Lef Nosi, nënshkrues i Aktit të Pavarësisë.

Po më 4 dhjetor të vitit  1912, vetëm 6 ditë pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, u krijua edhe Ushtria Kombëtare. Për herë të parë në historinë shekullore të vendit u krijua Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, (Ministria e Luftës) e drejtuar nga Mehmet Pashë DERALLA (Tetova) dhe Shtabi i Përgjithshëm i drejtuar nga major Ali Shefqet SHKUPI. Strukturat kryesore përbërëse të saj ishin forcat aktive, rezervë ato vullnetare si edhe Xhandarmëria me 12. 000 pjesëtarë. (Kalendari Kombëtar: RKL TV-DIELLI)

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …