Brickos

Lajm i mirë: Të hënën hapen shkollat në Kijevë dhe Damanek

Të hënën hapen dy shkollat në Damanek dhe në Kijevë. Kështu ka vendosur  Task-Forca komunale për arsim në takimin e mbajtur të dielën pasdite. Deri te ky vendim ka ardhur, pasi është konfirmuar nga IKSHPK se i tërë stafi i mësimdhënësve ka rezultuar negativ, ndërsa edhe nxënësit, përjashtuar dy raste, kanë rezultuar negativ. Bazuar në të dhënat zyrtare të komunikimit me IKSHPK, nga 178 teste të realizuara me stafin e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollën e Damanekut, vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv me covid-19 dhe të dy rastet janë izoluar. Task-Forca komunale për arsim, pas shqyrtimit të situatës, ka vendosur të ripahen shkollat në Damanek dhe në Kijevë, pasi të dy rastet janë izoluar, ndërsa nxënësit tjerë dhe mësimdhënësit, kanë rezultuar negativ. Përndryshe, situata me covid-19 në Komunën e Malishevës, është e menaxhueshme, ndërsa gjendja e përgjithshme është kjo: Nga 256 raste të regjistruara me covid-19, deri më sot janë shëruar 223 persona, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me covid-19 janë 9 persona.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …