Brickos

LANSIMI I PLATFORMËS DIGJITALE PËR PARTICIPIM PUBLIK

Komuna e Junikut në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë ka lansuar Platformën Digjitale për Participim Publik, ku përmes kësaj platforme banorët e komunës së Junikut mund të bëjnë propozime duke regjistruar një ide apo rekomandim për lagjen ku jetojnë, si dhe mund të votojnë apo shprehin pikëpamjet për planet apo projektet e komunës apo të banorëve tjerë. Platforma Digjitale për Participim Publik është ueb adresë në internet që shërben për komunikim në mënyre interaktive dhe transparente në mes banorëve të komunës dhe zyrtarëve komunal, përmes së cilës do të keni mundësi të bëni propozime, duke regjistruar ide apo rekomandime për lagjen apo komunën ku jetoni. Pavarësisht që ne jemi çdo ditë me qytetarin, kemi takime të vazhdueshme, pranojmë kërkesat dhe propozim-ide çdo ditë, mirëpo platforma digjitale është më e lehtë dhe e qasshme dhe kursen kohën dhe koston njëherit e bënë qytetarin pjesë të secilit proces duke dhënë impaktin e tyre dhe qytetari duke u bërë pjesë direkte në vendimmarrje- tha kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, dhe njëherit falënderoi Misionin e OSBE-së në Kosovë për jetësimin e kësaj platforme duke e bërë Junikun pjesë të hartës së digjitalizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …