Lansohet në Kosovë programi i BERZH-it “Rinia në Biznes”

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po lancon programin e saj të ri për Ballkanin Perëndimor ‘Rinia në Biznes’ me një projekt në Kosovë, duke e bërë atë vendin e parë që përfiton nga kjo linjë kreditore e dedikuar për sipërmarrësit e rinj nën moshën 35 vjeç.

Kredia prej 4.5 milionë euro do t’i jepet Bankës për Biznes në Kosovëe cila do t’u japë fonde kompanive lokale që janë në pronësi ose menaxhohen nga sipërmarrës të rinj dhe që me gjasë janë kompani të fazës së hershme ose mikro, si dhe biznese të gjeneratës së dytë.

Banka për Biznes tashmë ofron lloje të tjera të financave për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në bashkëpunim me BERZH.

Programi ‘Rinia në Biznes’ i BERZH për Ballkanin Perëndimor parashikon që t’u sigurojë gjithsej 100 milionë euro bankave lokale në gjashtë vendet e rajonit. Krahas financave, BERZH do të ofrojë shërbime këshillimore në formën e konsulentëve, e-mësim dhe trajnim, të gjitha me synimin për ta nxitur ndërmarrësinë e të rinjve dhe përfshirjen financiare në rajon.

Qeveria e Suedisë po e përkrahë programin me një grant prej 3.5 milionë euro për t’i ndihmuar bankat partnere vendase që t’i rrisin kapacitetet e tyre dhe të zhvillojnë produkte të reja financiare për sipërmarrësit e rinj, si dhe për të ndihmuar firmat e vogla të kualifikuara në forcimin e operacioneve të tyre dhe ngritjen e bizneseve të tyre në një nivel tjetër.

Huaja e BERZH-it do të plotësohet me një mbulim prej 450,000 € të rrezikut të humbjes së parë nga Fondi Special i Aksionarëve, fondi shumë-donatorësh i BERZH-it.

Huaja u nënshkrua në Prishtinë nga Mark Bowman, Zëvendës President i BERZH për Politika dhe Partneritete, i cila tha: “Kemi kënaqësinë që të punojmë edhe një herë me partnerin tonë të vjetër ‘Banka për Biznes’, këtë herë duke përkrahur ndërmarrësit e rinj dinamikë të Kosovës. Kosova duhet të krijojë më shumë mundësi në shtëpi për fuqinë e saj të re të arsimuar. Sigurimi i qasjes më të mirë në financa dhe këshillat për sipërmarrësit e rinj do të kontribuoj në zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e talentit”.

Artan Sadiku, ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ‘Banka për Biznes’, tha: “BPB është e privilegjuar që ka arritur një marrëveshje ekskluziviteti me BERZH për ta prezantuar Programin ‘Rinia në Biznes’ në Kosovë. Partneriteti ynë afatgjatë me BERZH ka rezultuar në një projekt tjetër, i cili këtë herë synon rritjen e ndërmarrësisë në Kosovë duke përkrahur pronarët e rinj të ndërmarrjeve mikro dhe të vogla. Programi është në vijë me strategjinë e BPB, posaçërisht me përkushtimin tonë për të ofruar shërbime jo financiare për sektorin e NMVM. Besojmë se qasja jonë e gjithmbarshme ndaj këtij sektori – pra, ofrimi i jo vetëm financimit, por edhe trajnimit dhe shërbimeve tjera jo financiarë – do të sigurojë marrëdhënie të gjatë dhe të besueshme me klientët tanë.”

Banka për Biznes është banka e shtatë më e madhe në Kosovë, e themeluar në vitin 2001 dhe ofron një gamë të gjerë të produkteve bankare komerciale, me fokus tek mikro-kompanitë dhe NVM-të. BERZH mban 10 për qind aksione në BPB.

BERZH deri më sot ka investuar më shumë se 625 milionë euro në Kosovë. Prioritetet strategjike të Bankës brenda vendit janë promovimi i ekonomisë së gjelbër, përkrahjes për zhvillim konkurrues të sektorit privat dhe nxitja e integrimit rajonal.

Më parë, programi i Bankës ‘Rinia në Biznes’ u lansua në Afrikën e Veriut me paketë të dedikuar prej 140 milionë dollarë në Egjipt dhe paketë prej 100 milionë euro në Marok, duke kombinuar kreditimin dhe këshillimin.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …