leoni

Latifi: Dëshmorët janë e vërteta, nderi dhe historia jonë e lavdishme

Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e Atdheut, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, familjarë të të rënëve për liri dhe përfaqësues të OVL UÇK-së në Rahovec, bënë homazhe në Hamoc, ku prehen djemtë më të zotët e këtij populli, dëshmorët: Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. Me këtë rasti kryetari Latifi ka thënë se: Veprat e dëshmorëve të kombit janë të gjalla dhe gjithnjë na frymëzojnë, ashtu si dhe kujtimet për ta janë të freskëta dhe na japin emër e nder. Te heronjtë gjejmë shembullin e përkushtimit deri në vetëmohim. Përkulemi deri në gjunjë para veprës së Sadedin Hajdës, vëlla i heroit të spikatur të luftës për liri Xhelal Hajda-Tonit. Sadedinit, e cila dëshmon ruajtjen e vazhdimësisë dhe është tregues i traditës së pasur luftarake dhe liridashëse të familjes Hajda nga Rahoveci. Vepra dhe sakrifica sublime e luftëtarit të UÇK-së Mexhit Mustafës, tregon për shpirtin e paepur luftarak dhe atdhedashurinë e tij. Të përkujtojmë se, Beteja e Hamocit ishte e ashpër dhe heroike. Dëshmitë e kohës flasin dhe do të flasin, se si forcat pushtuese serbe do të hasin në rezistencën e fortë të luftëtarëve tanë. Në arenën e luftimeve me forcat e pushtuesit serb, në betejën e Hamocit, bie sii burrat djaloshi guximtar dhe luftëtari i madh, Bekim Sylka nga Rahoveci. Gjaku u derdh, por beteja vazhdoi dhe pas shumë orë luftimesh, po me 27 maj, falë qëndresës së trimave tanë bien në përpjekje edhe Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa, duke lënë pas nder dhe plot lavdi. Lavdi dëshmorëve që i përjetësuan emrat e tyre në histori në betejën e përgjakshme dhe heroike të Hamocit!

Lavdi për jetë e mot, Sadedin Hajdës, Mexhit Mustafës dhe Bekim Sylkës!

Lavdi trimave që ranë në altarin e lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …