Latifi: Ishte nderë e privilegj të punoj ngushtë me ambasadorin Minxhozi

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi mori pjesë të enjtën mbrëma në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me rastin e përfundimit zyrtar të misionit diplomatik të ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, shkëlqesisë së tij, z. Qemal Minxhozi. “I shpallur “QYTETAR NDERI” i Rahovecit, me vendim të Kuvendit Komunal (30. 7. 2021), ambasadori Qemal Minxhozi ka dhënë shembull të shkëlqyer në përfaqësim dhe kultivim të marrëdhënieve ndërshqiptare. Për mua si kryetar i komunës ka qenë nderë e privilegj të punojë ngushtë me ambasadorin Minxhozi, i cili po përmbyll një mision të suksesshëm në Republikën e Kosovës. Gjaku, gjuha dhe flamuri, njëherësh qëllimi, ideali dhe aspirata e përbashkët gjatë gjithë historisë, na bëjnë krenarë që jemi shqiptarë, na kanë mbajtur të bashkuar shekuj me radhë dhe do të na mbajnë të bashkuar, sot, nesër dhe përgjithmonë. Shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për angazhimin e deritashëm dhe mbarësi e suksese në angazhimet e tij në të ardhmen! Rrofsh ambasador Minxhozi!, ka shkruar në faqen e tij në Facebook, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …