Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi me bashkëpuntorët e tij të hënën vvzitoi Qendrën Grumbulluese “Agrocelina” në fshatin Xërxë.
Ai me stafin e atjeshëm bashkëbisedoi për të forcuar mbështetjen dhe për të ndërtuar vizionin e së ardhmes. Kryetari Latifi vlerësoi investimet e deritanishme, përkrahjen për ta dhe bisedoi për planet konkrete për vitin 2025. Partneriteti ynë me fermerët sipas tij nuk është vetëm premtim – është veprim për rritjen dhe fuqizimin e bujqësisë.
Rahoveci ka potencial të jashtëzakonshëm dhe së bashku do të shndërrohemi në një histori suksesi, ka thënë Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi.