leoni

LATIFI: URIME DITA E POLICISË SË KOSOVËS

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latif, me rastin e 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës i ka uruar të gjithë policët, ai ndër të tjera ka thënë: Në 24-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, nderojmë të gjithë policët e rënë në detyrë dhe të gjithë zyrtarët policorë që kanë shërbyer dhe i shërbejnë ende sigurisë së vendit, duke qenë pjesë e forcave policore. Policia e Kosovës është krenare për profesionalizmin e ndërtuar që nga themelimi, duke u bërë faktor sigurie por edhe stabiliteti kudo në Kosovë. Ajo ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve, për bashkëpunim më të madh dhe për përkrahje konkrete dhe të vazhdueshme nga Qeveria, në mënyrë që të rritet edhe më shumë pesha dhe roli i saj, efikasiteti dhe sukseset e saj, misioni i saj për qetësinë, rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve tanë, si dhe të realizojë objektivat e veta. Mirënjohës për angazhimin dhe kontributin në vazhdimësi të policisë së Kosovës, në shërbim të shtetit e të qytetarëve si dhe lavdi përjetë për zyrtarët policor që kanë rënë në detyrë! Me këtë rast, uroj të gjithë drejtuesit e policisë së Republikës së Kosovës, Komandantin e Stacionit Policor në Rahovec, Kapitenin Fazli Morina dhe personelin që ai udhëheq, zyrtarët policorë, personelin civil në Rahovec, si dhe zyrtarët policorë në të gjithë Kosovën!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …