Pas mandatimit të Albin Kurtit për kryeministër nga kryetari Thaçi, LDK nesër e mbledh Kryesinë e partisë

LDK i dërgon Lëvizjes Vetëvendosje ofertën e shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka dërguar ofertën e saj Lëvizjes Vetëvendosje. Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka konfirmuar lajmin duke thënë se kjo ka qenë kërkesë e Vetëvendosjes. “Sot, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, deklaroi ai. Kujtojmë se Lidhja Demokratike ka kërkuar ndarje të barabartë të ministrisë pesë më pesë, kryekuvendarin dhe zotimin se Vetëvendosjes do të votojë kandidatin e tyre për kryetar të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …