LDK: Isa Mustafa do të merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

LDK: Isa Mustafa do të merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Maltë më datën 29 dhe 30 mars ku kryeministri Isa Mustafa do të mbajë një fjalim para krerëve të EPP-së, i cili është grupi më i madh parlamentar në kuadër të BE-së, institucion ky që e mbështet perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Delegacioni i LDK-së është paraparë të vijojë një agjendë të ngjeshur të takimeve, të cilat i shërbejnë sensibilizimit të opinionit vendimmarrës dhe evropian në lidhje me synimet e Republikës së Kosovës për integrim në institucionet ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjes në agjendën zhvillimore evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …