LDK-ja dhe AAK-ja kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, për t’ i mbajtur sa më parë zgjedhje e parakohshme

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, me qëllim për t’ i mbajtur zgjedhjet  parakohshme. Sipas zyrtarëve të këtyre dy partive, kryeministri, Albin   Kurti nuk mund t’i ikë përgjegjësisë për keqqeverisje duke shpërbërë Kuvendin. Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, dy shefat e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së, akuzuan mazhorancën për bllokim të jetës parlamentare, pasi sipas tyre nuk ia vazhduan mandatin edhe për tre muaj komisionit hetimor për rezervat shtetërore. Krahas kësaj, Arben Gashi dhe Besnik Tahiri, njoftuan se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të javën e ardhshme, ku pritet të diskutohet për tre vite punë të qeverisë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …