Lutfi Haziri

LDK-ja e konsideron të domosdoshëm hartimin e një draft-statusi për asociacionin, thotë nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e konsideron të domosdoshëm hartimin e një draft-statusi për asociacionin. Ai tha se politikanët e përgjegjshëm në momente të vështira marrin vendime të vështira dhe ndaj partia opozitare do të hartojë një draft-status të cilin më vonë do ia prezantojë edhe kryeministrit Kurti. Politikanët e përgjegjshëm dhe të suksesshëm në nevojë marrin vendime të vështira. Kryeministrat e kanë për detyrë të ndërmarrin vendime të vështira. Kurti e ka pranuar se Asociacioni i komunave serbe do të realizohet. Duhet një dokument pavarësisht përmbajtjes së saj. Ajo do të jetë një OJQ, e organizuar në formë alternative, sipas konventës evropiane për qeverisjen lokale. Bashkëpunimi ndërkomunal dhe bashkëpunimi në kuadër të përvojave evropiane nuk duhet të jetë pengesë në republikën e Kosovës”, tha Haziri. I pyetur nëse mendon se zoti Kurti do e pranonte një draft-statut të hartuar nga LDK, nënkryetari Haziri u përgjigj:  Kurti nuk ka pranuar asgjë që LDK i ka ofruar. Ai shpjet do i bëj dy hapa pas  por pasojat do të bart tërë Kosovës,  tha  Lutfi Haziri.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …