Lidhja Demokratike e Kosovës, të hënën, mbanë njëherë mbledhjen e kryesisë, pastaj të grupit parlamentar

LDK-ja kundërshton vendimin për zhvendosjen e zyrtarëve të MKRS-së dhe MBPZHR-së pa u siguruar objekti

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se kundërshton vendimin për zhvendosjen e zyrtarëve të MKRS-së dhe MBPZHR-së, pa u siguruar fillimisht një objekt tjetër në pronësi të Qeverisë, apo ndërtimin e një objekti të ri. “Mbi të gjitha, ky vendim është edhe më i paarsyeshëm që po ndërmerret në kohën e tranzicionit nga një qeveri në tjetrën, pa planifikim të mirëfilltë paraprak operativ e financiar që po rezulton në një kosto enorme për qytetarët e Kosovës prej 105 mijë euro qira mujore për dy objekte në pronësi private. Njëkohësisht, është e papranueshme që e tërë kjo katrahurë është zhvilluar me procedura tërësisht jotransparente që duhen ndërprerë urgjentisht deri në zhvillimin e procedurave të rregullta nga qeveria e ardhshme. Ne jemi të pajtimit që Presidenca duhet vendosur në një objekt përfaqësues dhe të përshtatshëm, por assesi duke shkaktuar rrëmujë e shkëputje në punën e MKRS-së dhe MBPZHR-së dhe duke dëmtuar financat e qytetarëve të Kosovës përmes kostos marramendëse të qirasë në favor të dy pronarëve të objekteve private dhe investimeve luksoze shumëmilionëshe në objekt nga Presidenca”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Avokatit të Popullit: 1 Qershori është mundësi për të reflektuar si shoqëri për gjendjen dhe të drejtat e fëmijëve

Avokati i Popullit: Kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë pensionistët

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vlerësuar se kategoria më e diskriminuar në Kosovë janë …