LDK pa qëndrim për presidentin, Muhaxheri: Emrat nuk mund t’u imponohen deputetëve

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar se LDK ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, duke theksuar se vendimi do të merret pas mbledhjeve dhe koordinimeve të brendshme të partisë. Ai ka lënë të kuptohet se kryesia e LDK-së e përkrah qëndrimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili ka theksuar se emrat konkretë për postin e presidentit nuk duhet t’u imponohen deputetëve. Muhaxheri ka theksuar se përgjegjësia për formimin e institucioneve të reja i takon partisë fituese, Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se kjo çështje nuk varet nga LDK-ja. Sipas tij, kryetari i partisë fituese i ka votat e nevojshme për të formuar Kuvendin dhe institucionet e tjera, ndërsa qëndrimi i LDK-së për çështjen e presidentit do të bëhet i ditur vetëm pas vendimmarrjes formale në organet e partisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …