LDK

LDK: Refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e partisë në pushtet, ka të bëjë fshehjen e së vërtetës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konstatuar se refuzimi i krijimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për Energji, nga ana e partisë në pushtet, nuk ka të bëjë me asgjë tjetër, përveç fshehjes së të vërtetës. Kjo parti ka thënë se formimi i komisionit në fjalë është domosdoshmëri shtetërore. Dhënia e 120 milionë eurove në energjetikë nga buxheti i shtetit dhe prapë shtrenjtimi i faturave të energjisë prej 100 për i qind për qytetarët si dhe skandalet e fundit, shtrojnë nevojën emergjente për transparencë. Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i shfrytëzoj të gjitha rrugët juridike e politike për zbardhjen e kësaj të vërtete”, është thënë në reagimin e kësaj partie.

Kontrolloni gjithashtu

“TRIUMFI DARDAN”/ 40 KADETË TË NATO-s, SFIDOHEN NË KOSOVË, 52 KILOMETRA NË TERREN TË VËSHTIRË

Qendra për Studime Universitare e FSK-së ka përmbyllur garën njëjavore “Triumfi Dardan”, me pjesëmarrjen rekord …