Ymer Fejzullahu

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, e ka mbrojtur sërish vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu, e ka mbrojtur sërish vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike, pavarësisht vendimit të Gjykatës Themelore për masë të përkohshme. Ai gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, ka thënë se tarifat e energjisë me çmim të shtrenjtuar janë në fuqi, pasi s’ka vendim të prerë nga gjykata dhe kanë shfrytëzuar të drejtën e ankimimit në Gjykatën e Apelit. “Kemi marrë vendim të drejtë dhe jemi duke shfrytëzuar të drejtën e ankimimit. Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë, cilindo vendim që të jetë nga Gjykata e Apelit ne do të respektojmë”, ka thënë ai. “Çmimet e importit, sidomos në tetor, nëntor dhe dhjetor janë pesëfishuar. Çmimi mestar për import të energjisë gjatë vitit 2020 ka qenë 51 euro, ndërsa në vitin 2021, 119 euro. Konsumi në Kosovë është duke u rritur, jo për shkak të industrisë, por për shkak të konsumit shtëpiak”, ka thënë Ymer Fejzullahu.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …