Me aktivitete tematike e kulturore u përkujtua Epopeja e Melenicës dhe heroi, Shemsi Ahmeti në 23 vjetorin e rënies

Me aktivitete tematike e kulturore u përkujtua Epopeja e Melenicës dhe heroi, Shemsi Ahmeti në 23 vjetorin e rënies

Në 23-vjetorin e rënies në ballafaqim me forcat kriminale serbe, në Mitrovicë,  është përkujtuar Heroi i Kosovës, Shemsi Ahmeti, i njohur si komandant Shemi, si dhe bashkëluftëtarët e tij që kanë rënë në të njëjtën ditë në Betejën e Melenicës, me 26 prill të vitit 1999, Enver Musa, Shemsi Isrefi, Faruk Beqiri, Sokol Preteni, Esat Meholli dhe  Qazim Cimili. Në këtë përvjetor, përfaqësuesit komunalë së bashku me familjarë e bashkëluftëtarë të heroit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit Shemsi Ahmeti dhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol ku janë vendosur buqeta me lule të freskëta. Nga të pranishmit është vlerësuar lartë vepra dhe sakrificën e heroit Shemsi Ahmeti, i cili me besnikëri i shërbeu atdheut dhe ishte protagonist i pothuajse të gjitha betejave që janë zhvilluar në Zonën Operative të Shalës, përfshirë këtu edhe Betejën e Melenicës e cila njihet si njëra ndër betejat më të lavdishme të luftës së UÇK-së, dhe paraqet kulmin e epopesë së madhe shaljane, ku plotë 46 ditë me radhë u luftua me forcat serbe.

 

Nuhi A. Demiri

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …