Adem Jashari

Legjendarit, Adem Jasharit

Kënge e këngëve  të trimërisë

Për ty o legjendar!

Për flijim e lavdi,

Për amanetet e të parëve,

Që barrë na i bëri e kaluara

Për ty o prijatar!

Nga rrezja e përjetësisë erdhe,

Nga zjarri i lirisë u gatove.

Në flakën gjëmimtare u hodhe,

Për liri dhe atme,

Jetët i flijove,

Ti, o shpëtimtar!

Për ty nuk mjafton kënga,

Nga vepra jote, dridhet fjala,

Nga nami yt gjëmon dheu,

Në jetë të jetëve,

Gjithmonë i paharruar

Ti, o legjendar!

Këngët më bukura të trimërisë

Frymëzim për brezat

Për të ardhmen

Për jetën e lirinë,

Veç për ty

I përjetshmi prijatar!

Por s mjafton dot kënga

Nuk të zë as vargu,

Nuk të bën zap vdekja

Ty o gjëmimtar!

Nuk të tret dot dheu

Ty o legjendar!

Kontrolloni gjithashtu

Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha: NJË LIBËR ME DËSHMI TË SHUMTA INDIVIDUALE DHE VLERA SHKENCORE

Prof.dr. Sabile Keçmezi- Basha: GRUAJA SHQIPTARE NË DRITËN E HISTORISË DHE VLERËSIMI I TË HUAJVE PËR TË

Jeta e kombeve shpesh e ngjashme me rrjedhën e burimeve të natyrës, në të cilat …