Ministri Lekaj njofton se pika doganore do të zhvendoset në Glloboçicë

Lekaj: Në vend të fjalëve Qeveria duhet të mbledhë fakte dhe të përgatitet mirë për padinë ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë

Ish ministri nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka shfaur dyshimet e tij se Qeveria nuk është duke vepruar sa duhet për tu përgatitur për ta paditur Serbinë për gjenocidin e saj në Kosovë. Ai ka thënë se Qeveria nuk ka mbledh fakte të mjaftueshme, në mënyrë që ta realizojë padinë siç duhet. “Kurti për të qitur huti te qytetarët pothuajse se po bëjmë diçka mirëpo në veprime ne nuk kemi parë që shkon në realizimin e kësaj deklarate. Çdo gjë deri më tani ka qenë politike, më tepër ka retorikë boshe të fjalëve sesa implementim që shkon në favor të qytetarëve”, ka theksuar deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Edhe Visar Ymeri nga Partia Socialdemokrate, ka thënë se me paralajmërimin për padi për gjenocid ndaj Serbisë po bëhet politikë. Ai ka thënë më tutje se kjo nuk është një çështje e thjesht dhe në këtë drejtim konsideroj se paralajmërimet e qeverisë së Kosovës për padi për gjenocid nga Serbia do të duhej të përcilleshin me një përmbledhje ose hulumtim të saktë të informatave në mënyrë që kjo padi të jetë gjithëpërfshirës dhe e argumentuar mirë, sepse mendoj që më keq për Kosovën do të ishte po ta humbte një betejë të tillë gjyqësore, dhe kjo është pika kryesore”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …