Lëshohen për qarkullim dy shiritat e rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Ju njoftojmë se rruga nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit, tashmë është e lirë për qarkullimin e automateve.

Për shkak të shembjeve të vazhdueshme të gurëve dhe dheut, tash e disa ditë kjo rrugë ishte e kalueshme vetëm në njërin shirit. Mirëpo, Ministria e Infrastrukturës, gjegjësisht Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve, ka angazhuar vazhdimisht kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve, që të vazhdojë punimet e duhura për lëshimin komplet për qarkullim të kësaj rruge nacionale.

Lëshimi në qarkullim i rrugës Kaçanik-Hani i Elezit, u bë i mundur që nga data 28 mars 2016, pasi që rruga është pastruar nga gurët dhe dheu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …