Lëvizja për Bashkim prezantoi listën për Asamblenë e Vushtrrisë

Lëvizja për Bashkim prezantoi listën për Asamblenë e Vushtrrisë

Në sallën e mbushur plotë të Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, u mbajt tubimi zgjedhor për prezantimin e kandidatëve të Lëvizjes për Bashkim për Asamblenë e kësaj komune. Në këtë tubim foli Kryetari i LB-së, z. Valon Murati, i cili ndër të tjera tha: “Kjo garë për Vushtrrinë dhe qytetet tjera ku po garojmë është vetëm fillimi i një beteje që LB-ja e ka nisur. Andaj kemi zgjedhur një ekip, i cili jo vetëm që do të jetë një përfaqësues i mirë i interesave të qytetarëve në asamblenë e Vushtrrisë, por edhe bërthama e një strukture të fuqishme organizative të LB-së në Këtë komunë”.

Anëtari i kryesisë së LB-së, z. Kushtrim Sheremeti në këtë tubim para qytetarëve të Vushtrrisë, deklaroi: “Kjo masë e madhe e njerëzve të tubuar në këtë hapësirë, por edhe eksperienca, profesionializmi dhe ndershmëria e burrave dhe grave në listën e LB-së në Vushtrri, por edhe rrespekti dhe rritja jonë në këtë komunë, janë garanci që LB-ja do të jetë faktori kryesor i qeverisjes së ardhshme të Vushtrrisë”

Ndërsa bartësi i listës, z. Nezir Klinaku ndër të tjera deklaroi: “Kandidatët e Lëvizjes për Bashkim nuk do të jenë thjesht vlerë e shtuar e Kuvendit të Vushtrrisë, ata do të jenë vlera e vërtetë dhe motori i një fryme të re dhe shpresëdhënëse.”.

Në fund u prezantuan të gjithë kandidatët e LB për asamblenë e Vushtrrisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …